AKTUALITET, 14 Shkurt 2018, 13:05

Përplasja për Teatrin/ Reagimi i fortë i Inva Mulës: E turpshme si punojnë artistët

Përplasja për Teatrin/ Reagimi i fortë i Inva Mulës: E

Çështja e Teatrit Kombëtar është kthyer në një nga diskutimet më të forta në Shqipëri. Reagime të ndryshme sa vijnë e shtohen, ndërsa i fundit vjen nga sopranoja me famë botërore Inva Mula. Gjatë një konference për shtyp,  Mula e ka konsideruar të turpshme situatën në të cilën jetojnë artistët në Shqipëri në vitin 2018.

"Teatri i Kukullave, i vetmi që ka ngelur. Nuk ka teatër në Shqipëri. Është Akademia,  keni shkuar në Akademi? Nuk ulesh dot, është e rrjepur. Është e turpshme që në Shqipëri, në vitin 2018 të jetohet në këto kushte, për një artist dhe për një spektator që vjen të shijojë një teatër. Pse duhet ta bëjmë ne koncertin në Pallatin e Kongreseve? Pallati i Kongreseve është për mbledhje. Në Pallatin Kongreseve ne duhet të shkojmë , ne duhet të kamuflojmë, duhet të krijojmë ambientin për të bërë një spektakël. A bëhet opera “Carmen” në Pallatin e Kongreseve, një vepër e shkëlqyer? Pyet Vikenën se çfarë ka hequr? Artistët shqiptarë jetojnë dhe performojnë në kushte që nuk e meritojnë. Ky vend nuk e meriton, ky vend duhet ta fillojë nga kultura, sepse është e vetmja pasqyrë e bukur dhe e pastër, është i vetmi eksport i pastër shqiptar, është kudo në botë vetëm nga artistët. Është e dukshme, është e prekshme, është diçka që ti konfrontohesh me këtë artistët e mëdhen. Kemi artistë të shkëlqyer që, performojnë kudo në botë, por të mos ketë Shqipëria teatër!? Unë nuk e njoh këtë projektligjin",  është shprehur Inva Mula.

https://www.youtube.com/watch?v=VvTK9nscD20

/TPZ.AL/