TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Protesta paqësore e djeshme e organizuar nga opozita, u provokua nga policia e cila në mënyrë të beftë dhe pa asnjë paralajmërim filloi të hedhë gaz lotsjellës dhe ujë ndaj qytetarëve.
Por edhe pas kësaj dhune të ushtruar ndaj qytetarëve, të cilët më pas nisën të qëllonin me gurë, policia nuk është ndalur, por ka bërë dhjetëra shoqërime në Tiranë e rrethe.
Mëngjesin e sotëm policia thotë se në Tiranë ka ndaluar 14 qytetarë në lidhje me protestën e djeshme.
Shoqërime të qytetarëve po bëhen edhe nëpër rrethe.