TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 27-vjeçar është plagosur më armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Korçës, ku i riu me iniciale R.M është paraqitur në spital me plagë në këmbë.
"Më datë 17.03.2019, rreth orës 02:05, jemi njoftuar se në Spitalin e Korçës, ka shkuar i plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi R.M, rreth 27 vjeç, banues në Korçë, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve", sqaron policia.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.