AKTUALITET, 17 Janar 2019, 09:58

Vrasja e shqiptarit në burgun grek, autori: Doja vetëm ta lëndoja

Vrasja e shqiptarit në burgun grek, autori: Doja vetëm ta lëndoja

Pas vrasjes së shqiptari Albert Bako disa ditë më parë në burgun grek nga banda rivale, kanë ardhur dhe dëshmitë e para të shqiptarit të akuzuar për vrasjen e tij.

Gjatë fjalës së tij në gjyq, shqiptari Mikel Kastrioti, i shoqëruar dhe nga avokati i tij Mikalis Zafiropulos tha se nuk donte aq larg sa ta vriste pasi vetëm donte që ta lëndonte pak Albert Bakon.

Në gjyq mes të burgosurve të përfshirë në vrasjen e Bakos ishte edhe i burgosuri grek, Aristides Floros, por ai refuzoi që të dëshmonte.

Bëhet e ditur se dy të pandehurit e tjerë të akuzuar për vrasjen e avokatit Zafiropulos, Klodjan Lekoçi dhe Oldi Dulçe, kanë mohuar katër akuzat që drejtësia greke u ka bërë atyre lidhur me vrasjen e avokatit disa vite më parë.

Për shkak të mungesës së dëshmitarëve gjyqi u shty për më 23 janar. Albert Bako u vra në burgun e Athinës më 14 janar, nga një shqiptar dhe një grek.