AKTUALITET, 17 Janar 2019, 09:27

FOTO/ Shikojeni me kë e feston Superkupën Ronaldo

FOTO/ Shikojeni me kë e feston Superkupën Ronaldo
Juventusi e ka fituar Superkupën e Italisë ndaj Milanit me rezultatin 1-0, me golin e vetëm të Cristiano Ronaldos, që është titulli i tij i parë me “Zonjën e Vjetër”, dhe pas ndeshjes është takuar me ikonën e boksit, Floyd Mayweather, i cili ishte në stadium gjatë ndeshjes. “Kampionët duke festuar me një kampion”, ka shkruar Juventusi në Twitter. Juventusi e mori titullin e tetë, dhe u bë klubi me më së shumti trofe të Superkupës së Italisë, një më shumë se Milani.