TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pasditen e sotme, ka patur tensione të shumta në qytetin e Shkodrës dhe përplasje mes Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit. Administrata e Bashkisë është paraqitur në KZAZ-në numër 2, për të liruar ambjentet e shkollës, bazuar në dekretin e Presidentit për anullimin e zgjedhjeve.
Në KZAZ janë paraqitur gjithashtu disa protestues. Në njërën nga klasat ku janë vendosur materialet zgjedhore, janë hedhur gurë dhe ambientit i është vëntë flaka.
Tensionet vijojnë të shtohen dhe palët kanë qëndrime mjaft radikale. Kryeministri Edi Rama, po shkon drejt zgjedhjeve njëpartiake, ndërkohë që Presidenti i Republikës i ka anulluar ato, me anë të një dekreti. Opozita është zotuar se në 30 Qershor nuk do të ketë zgjedhje.
VIDEO: