AKTUALITET, 28 Gusht 2021, 15:52

Grabitën dhe dhunuan të moshuarin në banesë, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë në Greqi

Grabitën dhe dhunuan të moshuarin në banesë, arrestohen dy

Dy të rinj shqiparë janë arrestuar si autorë të një grabitjeje në banesën e një të moshuari në Halkidiki të Greqisë.

Njëri 23-vjeç dhe tjetri 26-vjeç, dy të rinjtë në bashkëpunim grabitën e banesën e 76-vjeçarit duke hyrë nga dritarja ose dera e pasiguruar.

Ata gjithashtu dhunuan të moshuarin i cili ka denoncuar se shqiptarët i kanë marrë 1 mijë e 340 euro.

Disa orë më vonë shqiptarët u kapën dhe tashmë duhet të përballen me drejtësinë greke.