TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rikardo Rodrigez nuk do të jetë një lojtar i Milanit në pjesën e mbetur të sezonit, pasi pritet të vazhdojë karrierën në një ekip tjetër.
Sipas asaj që shkruan zvicerania “Rsi.ch”, mbrojtësi është shumë afër kalimit te Napoli, ku shpreson të gjejë më shumë minuta në dispozicion.
Kalimi i tij te turqit e Fenerbahçes është zbehur dhe tashmë ai duket shumë afër Napolit, teksa thuhet se firma pritet të vijë në orët e ardhshme.
Rodrigez do të gjente te ekipi i ri Gatuzon, me të cilin ai punoi për dy sezone te Milani, ku ishte edhe një titullar i padiskutueshëm.
Pas ardhjes së Teo Hernandez në verë, zvicerani e ka humbur vendin e titullarit dhe për këtë arsye ka vendosur të largohet nga kuqezinjtë.