AKTUALITET, 10 Mars 2019, 09:06

Tjetër fitore për Ketën, vazhdon i pamposhtur mes profesionistëve

Tjetër fitore për Ketën, vazhdon i pamposhtur mes

Ferit Keta vazhdon të jetë i pamposhtur në ringun profesionisti ku prej tre vitesh garon në peshën cruiserweight. Boksieri shqiptar ka arritur suksesin e tij të 12 në po aq ndeshje të zhvilluara si profesionist duke konfirmuar formën e mirë që po kalon dhe pretendimet që ka për të synuar nivelet më të larta të këtij sporti.

Keta përballej me argjentinasin Emilio Zarate, i cili kishte më shumë eksperiencë pasi kishte zhvilluar më shumë se 40 ndeshje si profesionist. Megjithatë, boksieri shqiptar ka treguar epërsinë e tij që në raundin e parë të sfidës së zhvilluar në Moralzarzal, në rrethinat e Madridit.

Breshëria e grushteve të Ketës solli edhe ndalimin e sfidës në raundin e pestë të saj, për KO teknik, duke i dhënë një sukses të rëndësishëm boksierit shqiptar i cili tashmë mund të bëjë hapa para në renditjen botërore të cruiserweight dhe të kërkojë kundërshtarë e objektiva më prestigjioz.