TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është rikthyer në detyrë efektivja e forcave Shqiponja Blerta Dervishi, një ditë pasi lajmi për pezullimin e saj bëri xhiron e të gjitha mediave. Dervishi u pezullua për shkak se pati një përplasje me punonjësit e përmbarimit në mbrojtje të banesës së saj.
Duket se pezullimi i saj ka zgjatur vetëm një ditë, kjo edhe për shkak të reagimeve të shumta në mbrojtje të saj në media dhe në rrjetet sociale.
“Dje më është njohur masa që jam e pezulluar me motivacionin pengesë për veprimet përmbarimore.
Koleget kanë qarë, kanë bërë detyrën në mënyrën më të mirë të mundshme unë i përgëzoj si eprorët dhe efektivët.
Në rastin tim unë aty kam qenë banore, jam qytetare e thjeshtë e lirë për të mbrojtur pronën time, e lirë për të mbrojtur familjen time, e lirë për të mbrojtur fëmijët e mi se nuk kam ku të shkoj tjetër”, u shpreh dje efektivja Dervishi.
Blerta Dervishi është një nënë e divorcuar që rrit e vetme dy fëmijët e saj, ndërsa përbën një nga shtyllat dhe të familjes, për shkak se ka një xhaxha invalid dhe një vëlla të papunë, me dy fëmijë.