AKTUALITET, 13 Mars 2019, 09:44

VIDEO/ Shikoni çfarë reagimi bëri Ronaldo gjatë pushimit të pjesës së parë

VIDEO/ Shikoni çfarë reagimi bëri Ronaldo gjatë pushimit
Cristiano Ronaldo mbrëmë tregoi edhe njëherë se është njëri prej më të mirë në botën e futbollit. Portugezi mori për dorë Juventusin duke e kualifikuar në çerekfinale të Champions Leagues, Ronaldo gjatë gjithë ndeshjes bëri liderin duke motivuar shokët e skuadrës. Gjatë pushimit të pjesës së parë, portugezi gjithashtu e diskutoi me gjyqtarin e ndeshjes golin e anuluar, por që ishte një komunikim paqësor. Shikoni reagimin e Ronaldos duke motivuar shokët e skuadrës para se të futej në fushë gjatë pushimit midis dy pjesëve. Ai bën gjestin shumë fisnik duke karikuar skuadrën dhe të gjithë lojtarët për të besuar te përmbysja e madhe.