LIFESTYLE, 20 Janar 2019, 09:13

A ke menduar të bëhesh nënë në 2019-n? Përgjigjet Armina Mevlani

A ke menduar të bëhesh nënë në 2019-n? Përgjigjet

Armina Mevlani ka folur për jetën e saj private dhe gjërat ku ajo dhe Shkëlzeni nuk përputhen.

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Prive”, Armina u shpreh se është ende herët për t’u bërë nënë në 2019-n.

Ajo ka folur edhe për tradhtinë të cilën nuk do ta falte kurrë: “Unë tradhtinë nuk do ta falja sepse nuk tradhtoj, ajo ka shumë kuptime. Nuk ka lidhje vetëm të shkosh me dikë tjetër. Tradhtia është në familje, karrierë, shoqëri dhe dashuri”.

Përsa i përket një pjese kur ajo dhe Shkëlzeni nuk përputhen, Armina ka zgjedhur të thotë kërcimin, pasi partnerit të saj nuk i pëlqen të kërcejë ndërsa Arminës shumë.