LIFESTYLE, 19 Janar 2019, 08:35

Parashikimi i motit, 19 janar 2019

Parashikimi i motit, 19 janar 2019

Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të ndikohet përgjithësisht nga masa ajrore të paqëndrueshme.

Sipas Meteoalb, moti do të jetë i vranët në të gjithë vendin.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Në zonën bregdetare veriperëndimore dhe jugperëndimore reshjet do të jenë lokalisht me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave.

Në Alpe e në zonat e thella verilindore do të ketë reshje bore në intensitet të dobët.

Era do të fryjë juglindje-jugperëndim 1-20 m/sek kryesisht në bregdet, çka do të krijojë premisat për shkrirje të dëborës së akumuluar.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 5/13re shi
Kukës 2/8  re shi i dobët
Lezhë 6/13  re shi
Dibër 0/6  re shi i dobët
Durrës 7/15 re shi
Tiranë 6/15 re shi i dobët
Elbasan 6/14 re shi i dobët
Berat 4/15 re shi i dobët
Vlorë 7/16 re shi
Korçë 0/6 re shi i dobët
Gjirokastër 4/11 re shi i dobët
Sarandë 8/16  re shi