TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Krimeve të Rënda miratoi kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të dhënë masën e “arrestit me burg në mungesë” për pronarin e shoqërisë “Arbri Garden” i cili kishte porositur kontenierin me banane nga Kolumbia.
Në kontenier u gjetën 613 kg kokainë kolumbiane me vlerë tregu 180 milionë euro.
Me marrjen e vendimit policia e shtetit e shpall në kërkim ndërkombëtar Arbër Çekaj i cili rezulton se është larguar nga Shqipëria tre ditë para sekuestrimit të ngarkesës me kokainë në magazinat e tij në Maminas të Durrësit.
Në pranga deri tani ka rënë shoferi i kamionit Armando Pezaku dhe menaxheri i kësaj kompanie, Donaldo Lushaj.
Deklarata e djeshme e ambasadorit të SHBA, LU:
Në një prononcim për “ News 24” Donald Lu është shprehur se Arbër Çekaj nga çdo këndvështrim është ‘peshk’ i madh dhe u ka bërë thirrje partnerëve ta arrestojnë dhe ta sjellin para drejtësisë.
“Nga çdo këndvështrim, Z. Cekaj është një peshk i madh. Kompania e tij importoi një ngarkesë bananesh që përmbante sasinë më të madhe të kokainës në historinë e Shqipërisë. Ai është hetuar më parë për trafikim kokaine nga prokurorët shqiptarë. Ne përgëzojmë punën e prokurorëve të Krimeve të Rënda që kërkuan urdhër arrestin për Çekajn. Shqipëria ka një histori të gjatë arrestimesh të ngjalave dhe injorimi të peshqve të mëdhenj. Kjo gjë merr fund sot. Ne i bëjmë thirrje partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë që të gjejnë Çekaj dhe ta dorëzojnë atë përpara drejtësisë”, – ka thënë ambasadori Lu.