AKTUALITET, 10 Mars 2018, 09:30

VIDEO/ Me shpejtësi skëterrë dhe i dehur, 30 vjeçari me “Benz ML” e pëson keq nga policia

VIDEO/ Me shpejtësi skëterrë dhe i dehur, 30 vjeçari me

Policia e Rrugore e Tiranës ka ushtruar një monitorim për gjatë natës  në të gjitha rrugët e brendshme të Kryeqytetit ku disa drejtues mjetesh u penalizuan dhe disa u ndaluan.

Në një video të publikuar në rrjetin social”facebook”  policia tregon momentin e ndalimit të një 30 vjeçari në Bulevardin “Gjergj Fishta”, ku matja e radarit tregon shpejtësinë 92 km/h + 0.40 mg/l në brendësi të qytetit.

“Drejtuesi i mjetit Mercedes Benz ML, 30 vjeçari V.M, nga Tirana, u konstatua nga Radari me 92 km/h, ku shpejtesia e lejuar 40 km/h, dyfish mbi normat e lejuara,” shkruan Policia Rrugore.

Po ashtu drejtuesit të mjetit I ëhstë bërë edhe testi I alkolit nga iu ka rezultuar nën efekrin alkolik me 0.40ml/I dhe gjatë testit të dytë 0.39mg/l.

“Një kombinim i frikshëm shkeljesh për karakteristikat e rrugës dhe reagimin e drejtuesit me një përqëndrim alkoli në nivele të tilla dhe me këtë shpejtësi, duke rrezikuar jetën e tij dhe të përdorueseve tërrugës”, deklaron Policia Rrugore.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2125387211080972/

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2125249577761402/