AKTUALITET, 28 Janar 2018, 22:33

Pas alarmit nga të afërmit, burri në Tiranë gjendet i pajetë në tualet, nudo

Pas alarmit nga të afërmit, burri në Tiranë gjendet i
Rrëshqet në tualet teksa bënte dush, vdes një person. Policia e Tiranës njofton se një 47 vjeçar është gjetur i pajetë në një banesë në zonën e Astirit sot në mbrëmje.

Dyshimet janë se ai ka rëshkitur gjatë kohës që po bënte dush dhe Report Tv, raporton se 47 vjeçari kishte hematoma në kokë.

Familjarët kishin disa ditë që nuk kishin mundur ta kontaktonin.

Mësohet se ai prej shumë kohësh jetonte vetëm në banesë.

Policia ka shkuar në vendngjarje pas alarmit nga te afermit qe nuk mundnin ta kontaktonin. Kane nisur hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen. Burimet thane se burri u gjet lakuriq në tualet.