AKTUALITET, 30 Prill 2018, 14:04

Basha mbledh grupin, zbardhet vendimi i rëndësishëm që kanë marrë demokratët

Basha mbledh grupin, zbardhet vendimi i rëndësishëm që

Pas një dite intensive si ajo e djeshmja, ku demokratët votuan statutin e ri në Kuvendin Kombëtar, që kaloi jo pa kritika nga ana e Eduard Selamit, duket se PD është e vendosur drejt aksioneve të reja.

Të paktën kështu duket nga vendimet e marra sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së.

Burime brenda PD-së, konfirmojnë se kryedemokrati Basha dhe deputetët e tjerë kanë vendosur vazhdimin e protestave dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në degët e PD-së në gjithë Shqipërinë, sipas statutit të ri.