TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një sasi e madhe droge është kapur sot në Itali. Policia italiane sekuestroi 2 ton në detin Adriatik, ndërsa në pranga ranë 4 shqiptarë.
Në kuadër të operacionit të ndërmarrë nga Guardia Di Financa sot gjatë natës, përveç sasisë së madhe të hashashit, u sekuestrua edhe një kallashnikov.
Aksioni u mbajt në afërsi të Salentos, ndërkohë që policia u vu në ndjekje të një mjeti lundrimi.
Ndonëse ky i fundit nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, Guardia Di Financa arriti ta ndalonte anijen.
Katër shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, do të mbrohen nga avokati Cosimo Rampino.
Të tjera detaje pritet të dalin në dritë nga operacioni në fjalë.
Sakaq, në Spanjë u arrestuan 2 shqiptarë, pasi u kapën duke transportuar 1 ton drogë, ndërsa ishin pjesë e një grupi të strukturuar.