TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ishte një finale me zemër në dorë ajo e javës së fundit në Serie B në Itali. Frosinone që mbante vendin e dytë barazoi në shtëpi përballë Foggia duke pësuar një gol në minutën e 89-të.
Kjo i ka shkuar për shtat Parmës që me fitoren 2-0 në fushën e Spezia ngjitet në vendin e dytë i cili të çon direkt në Serie A.
Festë e çmendur për emilianët që një periudhë të shkurtër kohë janë drejtuar edhe nga biznesmeni shqiptar Rezart Taçi i cili tentoi të blinte skuadrën, por e la atë për shkak të borxheve të shumta.
Parma shpalli zyrtarisht falimentin në vitin 2015 duke zbritur në Serie C, por në 3 vite u ngjit sërish në kategorinë e më të mirëve.
Në Serie A rikthehet dhe Empoli i vendit të parë ndërsa do të luajnë play off për një vend Palermo, Venezia, Bari, Cittadella dhe Perugia