AKTUALITET, 18 Maj 2018, 21:08

Artan Hoxha zbulon detaje të reja nga audiopërgjimi i Agron Xhafajt

Artan Hoxha zbulon detaje të reja nga audiopërgjimi i Agron Xhafajt
Gazetari investigimit, Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Kjo javë”, në RTSH, ka thënë së se Agron Xhafaj ka dhënë kampionin e tij të zërit, për të vërtetuar nëse ka qenë ai apo jo në audiopërgjim.

Por, sipas gazetarit Artan Hoxha, vëllai i ministrit Xhafaj, nuk do të bëjë burg në Itali pasi ligji atje i fal burgun nëse paguhet një gjobë ose punë të detyrueshme.

Pjesë nga deklarata

Hetimi do të kryhet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi të dy kallëzimet janë bashkuar në një. Deri tani është marrë dëshmia e Agron Xhafajt, ka dhënë dhe një kampion për zërin në audio.

Agron Xhafaj kur ka shkuar në Prokurori ka dhënë deklarimet e tij në lidhje me audiopërgjimin.