AKTUALITET, 18 Maj 2018, 23:32

Debat i fortë në spektaklin e kërcimit, Jul Deda kritikon mesazhin për homoseksualët: Skandaloz

Debat i fortë në spektaklin e kërcimit, Jul Deda kritikon

Në puntatën e sotme Kristi Popa dhe Eltion Merja kanë zgjedhur të performojnë një kërcim nën shoqërimin e muzikës “Take me to Church” kënduar nga Hozier dhe që trajton historinë e një çifti homoseksualësh.

Në fund të performancës Kristi dhe Eltioni janë shprehur se pikërisht për një arsye të tillë ata zgjodhën që përmes kësaj koreografie dhe performance të përcillnin një mesazh të rëndësishëm siç është ai i përkrahjes së personave që pëlqejnë seksin e njëjtë.

Ema Andrea a ka qenë e para që i ka komplimentuar për mesazhin duke i përkrahur dhe duartrokitur.

“S’ka lidhje me mua. Ky është një mesazh skandaloz. Unë s’kam asnjë problem me atë por me mesazhin që i çohet shoqërisëe, kanë zgjedhur një temë shumë delikate. Unë kështu mendoj. Kaq! “,- u shpreh Juli.

Ema e ka ka kundërshtuar duke i thënë se ky është realitet jo mesazh.

Nga ana tjetër Kristi është shprehur kështu për performancën e tij: Për të gjithë ky është një himn për dilemën që ka njeriu në shpirt, për njeriun që ka emocione të dyshimta. Jam kundër bllokuesve emocional. Kundër atyre që I trajton si një problem. Do ndeznjë qiri për ty.

Juli e ka vlerësuar në fund me 1 pikë performancën e tyre, shkruan Blitz.