AKTUALITET, 18 Maj 2018, 22:01

Meta takohet me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, zbulohen çështjet që u diskutuan

Meta takohet me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, zbulohen
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot Zëvendëskryeministrin e Republikës së Maqedonisë për Çështjet Evropiane, zotin Bujar Osmani.

Gjatë takimit u vlerësua rëndësia e madhe e zbatimit të ligjit për gjuhët, që u votua në Maqedoni.

Gjithashtu, u diskutua për mundësinë e çeljes së negociatave të anëtarësimit për të dy vendet tona në Bashkimin Evropian, pas Samitit të Sofjes.

Në të njëjtën kohë, u diskutua edhe për Samitin e ardhshëm të NATO-s, dhe domosdoshmërinë që Maqedonia të marrë ftesën për anëtarësim në Aleancë.