AKTUALITET, 18 Maj 2018, 20:57

Salihi nuk u ndahet golave, por këtë herë Nojshtadit nuk i mjafton

Salihi nuk u ndahet golave, por këtë herë Nojshtadit nuk i

Hamdi Salihi vazhdon formën e tij mbresëlënëse me fanellën e Viener Nojshtad në futbollin austriak. Sulmuesi shqiptar ka realizuar sot golin e tij të 22-të në kampionat, për të marrë kreun e renditjes së golashënuesve më të mirë të kategorisë së dytë austriake.

Por goli i sotëm nuk i mjaftoi i skuadrës së Nojshtad, që humbi mundësinë për t’u pozicionuar në renditje në një prej vendeve që të sigurojë ngjitjen direkte në elitën e futbollit austriak.

Në duelin ndaj Uatens, Salihi shënoi golin e avantazhit për ekipin e tij në minutën e 56 të takimit. Por pak minuta më vonë vendasit barazuar rezultatin në 1-1, shifra që nuk do të ndryshonin deri në përfundimin e ndeshjes. Ky rezultat pozicionon Nojshtad përkohësisht në vendin e tretë në renditje, që garanton pjesëmarrjen në play-off, kur kanë mbetur edhe dy javë deri në fund të kampionatit.