LIFESTYLE, 9 Janar 2019, 08:35

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Masat ajrore të paqëndrueshme do të sjellin gjatë paradites mot me vranësira të dendura.

Parashikohen reshje dëbore në zonat malore dhe shiu në zonat e ulëta dhe bregdet. Pasditja dhe mbrëmja do të vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike, me vranësira dhe reshje shiu e dëbore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -7°C minimumi deri në 14°C maksimumi në rang territori.

Era do fryjë mesatare në tokë, por e fortë në det me shpejtësi deri 40-45 km/h nga drejtimi jugperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.