TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Si çdo vit që është bërë traditë në mediat dhe revistat e njohura të cilat në fund të çdo viti shpallin sondazhe online për zgjedhjen e personazhit të vitit edhe këtë vit raste të tilla kanë qenë jo të pakta.
Këtë radhë Revista Class ka shpallur fitues të sondazhit të saj kantautorin e njohur, Flori Mumajesi.
Nga ana e tij këngëtari është shprehur falenderues ndaj votuesve, por ai ia ka hequr vetes këtë çmim duke pohuar se ka vetëm një emër që meritonte të ishte i nominuar dhe fitues: ELVIS NAÇI.
“Personalisht për mua ka vetëm një emër i cili e meritonte të ishte i nominuar dhe fitues nga të gjitha portalet dhe mediat, Elvis Naçi”, – shkruan kantautori.
Kujtojmë se këtë viti Flori Mumajesi u shpall fitues i “Këngës Magjike” me këngën e titulluar “Plas” e cila ka marrë miliona klikime.