TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta në pjesën Veriore dhe bregdetare.
Sipas Meteoalb, në qarqet Kukës dhe Dibër do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Parashikohen reshje bore të përkohshme në mesditë me intensitet të dobët, kryesisht në zona të thella të qarqeve Kukës, Dibër, Elbasan, Korçë e Gjirokastër.
Mjegull / mjegullinë lokale në orët e mëngjesit parashikohet përgjatë zonave luginore ndërsa do të ketë prezencë ngricash në të gjithë vendin. Ngrica të forta në zonat malore gjatë gjithë ditës.
Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Veriperëndim me shpejtësi 1-15 m/sek. Valëzimi i forcës 1-2 me lartësi vale 0.7-1.5 metër.
Temperaturat parashikohen me rënie të ndjeshme në mesditë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C |
| Shkodër | -5/4 diell re |
| Kukës | -8/-1 re diell |
| Lezhë | -5/2 diell re |
| Dibër | -11/-2 re diell |
| Durrës | -4/5 diell re |
| Tiranë | -4/7 diell re |
| Elbasan | -4/3 diell re |
| Berat | -7/5 diell re |
| Vlorë | -1/6 diell re |
| Korçë | -14/-2 borë diell re |
| Gjirokastër | -8/5 diell re |
| Sarandë | -2/7 diell re |