LIFESTYLE, 8 Janar 2019, 10:53

FOTO/ E filmuan pa mendje në tualet, shpërthen keq Enca

Një foto e postuar nga faqja Vipat e Bllokut e ka acaruar keq Encën, pasi në të shihet këngëtarja e fotografuar në një tualet në një lokal, dukë i bërë krahasimin sesi duket live me fotot e postuara në Instagram.

Fotografimi që i është bërë në këtë ambient e ka acaruar shumë këngëtaren e cila përmes disa postimeve në Instagram, ka shkruar:

E dini çfarë është patetike? Njerëzit që mbajnë rradhë në banjo vendesh publike dhe presin që unë të dal që të më bëjnë foto.

Njerëzit rrinë në rradhë për të më bërë foto pasi unë kam kryer jashtëqitjen.

Me siguri ata presin në rradhe për t’i bërë foto dhe mutit tim gjithashtu.

E dini çfarë është më shumë patetike? Njerëzit që krahasojnë foton time sapo dal nga banja me fotot në Instagram

Leksion për ju dështakët: Unë jam aq e çmuar dhe e rëndësishme, saqë ju fotografoni m*tin tim. Unë jam Zoti juaj.

Dhe sa për krahasimet… edhe në ditët e mia më të këqija, ndihem si krijesa më e bukur në botë sepse ashtu jam.

Dhe kështu duhet të ndiheni të gjithë (përveç ziliqarëve, ju keni Zot m*tin tim).”