LIFESTYLE, 8 Janar 2019, 11:15

Mbretëresha i beson Meghan detyrën e rëndësishme

Mbretëresha i beson Meghan detyrën e rëndësishme

Nëse deri tani, Meghan Markle-it nuk i ishte besuar ende asnjë patronazh kjo do të ndryshojë në 2019, sipas Daily Mail për pak ditë do të bëhet njoftimi zyrtar që emrin e saj do ta mbajë Teatri Kombëtar në Angli, ose të paktën ky institucion do jetë në patronazhin e saj.

Sigurisht kjo është një detyrë shumë e rëndësishme që Mbretëresha ja beson Meghan, duke u nisur dhe nga fakti që ajo ka qenë aktore përpara se të bëhej pjesë e familjes mbretërore.

Ndërkohë dukesha e Sussex-it e ka marrë menjëherë shumë seriozisht detyrën e saj të re, pasi raportohet se ajo e ka takuar tashmë drejtorin e Teatrit Kombëtar.