LIFESTYLE, 1 Dhjetor 2018, 08:37

Parashikimi i motit, 1 Dhjetor 2018

Parashikimi i motit, 1 Dhjetor 2018

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme me origjinë verilindore duke ndikuar mot të kthjellët dhe të ftohtë në të gjithë vendin.

Pjesa e dytë e ditës do të shoqërohet me vranësira të lehta, më të dukshme në zonat jugore dhe juglindore duke rrezikuar shira të dobët në ekstremin jugor, si edhe reshje të pakta dëbore në juglindje të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga -3 °C deri në 19°C. Era do vijojë e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperendimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë. TPZ.AL