AKTUALITET, 13 Qershor 2021, 18:01

Koronavirusi në Itali, 26 viktima dhe 1390 raste të reja në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Itali,  26 viktima dhe 1390 raste të reja në 24

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë konfirmuar të infektuar me Covid 1390 raste të reja nga 134 136 testime dhe kanë humbur jetën 26 persona.

Krahasuar me një ditë më parë kemi një ulje të numrit të të infektuarve dhe të viktimave me Covid në orët e fundit.

Ndërkaq në spital 565 pacientë ndodhen në kujdesin intensiv.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Itali janë konfirmuar të infektuar me Covid 4,244,872 persona mes të cilëve kanë humbur jetën 127,002 qytetarë.