TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në kushtet e pandemisë, kreu i PD, Lulzim Basha ka treguar eksperiencën e tij me prindërit, për të cilët thotë se ka mbi një muaj që nuk i ka parë.
Basha tha se para dy ditësh babai i tij kishte ditëlindjen, por nuk pati mundësi të uronte drejtpërdrejt.
Gjatë takimit me studentët, Basha i kërkoi atyre që të kenë kujdes në mënyrë që mos infektojnë prindërit.
“Nuk më vjen zor t’ju them që kam një muaj e gjysmë që nuk i kam parë prindërit, I ruaj, jo se nuk më merr malli. Më merr shumë malli.
Madje para dy ditësh kishte ditëlindjen im atë. Nuk ka gjë më të dhimbshme sesa të mos e urosh së afërmi, por e bëj për ti ruajtur ata.
Kështu duhet të bëjmë të gjithë, sidomos ato familje që nuk kanë mundësi për tu përballuar me koston e ilaçeve dhe kostot e këqija, sepse po të jetë për qeverinë ata janë në mëshirë të fatit”, tregoi Basha.
Ndërsa tha se nuk mund të shmangej vala e dytë e pandemisë, Basha tha se qeveria nuk ka marrë asnjë masë.
“Këta nuk kanë marrë masa për testimet, nuk testojnë të sëmurët. Sa më shumë të infektohet aq më pak shtretër do të kenë spitalet e mbingarkuara.
Vala e dytë e infeksionit është një realitet që nuk e ndal dot askush. Ama unë kam 5 javë që i kërkoj që të marrin masa, të rritë testimet”, u shpreh Basha.