AKTUALITET, 2 Nëntor 2020, 10:45

Greva, gratë naftëtare: Duam pagat dhe jo lëmoshë!

Greva, gratë naftëtare: Duam pagat dhe jo lëmoshë!


Ka hyrë në ditën e nëntëmbëdhjetë greva e urisë e grave që janë pjesë e Rafinerisë së Naftës në Ballsh.

Ndërsa gjendja e tyre shëndetësore rëndohet, gratë shprehen të vendosura t’i shkojnë deri në fund kësaj greve, deri sa të marrin pagat , ndërsa shprehen se nuk kanë nevojë për lëmoshë.

“Jemi gra të lodhura nga hallet dhe puna ndër vite dhe sot jemi në rrugë, duam trembëdhjetë pagat e fituara me drejtësi.

Kemi hyrë pa lejen e bashkëshortëve dhe na mbështesin në këtë grevë. Sot është e hënë, mbani një seancë për gratë naftëtarë”,- shprehen gratë njëzëri.