TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i PD Lulzim Basha i përgjigjet sërish kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar të shohë testimet, të rimbursojë ilaçet e pacientëve të infektuar me koronavirus, që po kurohen në shtëpi, dhe të shtojë kapacitetet mjekësore.
Teksa i kërkon prerë të ndalë së vjedhuri dhe t’iu japë lekët shqiptarëve, Basha deklaron se asgjë nuk vlen më shumë se jeta e njerëzve.
“Shto testimet, rimburso ilaçet për pacientët në shtëpi,shto kapacitetet mjekësore.
Ndal së vjedhuri dhe jepi lekët shqiptarëve që sot ju duhet ndihmë dhe jo llafe.
Sulmet politike dhe aleanca e plehrave nuk e mbulojnë dot dështimin tënd. Asgjë nuk vlen më shumë se jeta e njerëzve!”, shkruan Basha në rrjetet sociale.