AKTUALITET, 2 Nëntor 2020, 11:08

Koronavirusi, Basha replikon me Ramën: E ka mendjen tek sulmet politike, edhe sa njerëz duhet të vdesin për fajin e tij?

Koronavirusi, Basha replikon me Ramën: E ka mendjen tek sulmet politike,


Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur Edi Ramës teksa ky i fundit i replikoi pak më parë me ironi se lideri opozitar pretendonte se do të ndalte valën e dytë të COVID-19.

Basha thotë se Rama e ka mendjen tek sulmet politike në vend që të japë para për testimet, ilaçet dhe ata që nuk kanë mundësi ekonomike.

Në fund Basha ka një pyetje “Edhe sa njerëz duhet të vdesin për fajin e Ramës??’’.

POSTIMI:

Gjendja po përkeqësohet. Për shkak të Ramës, njerëzit presin me ditë për tu testuar, nuk kanë lekë për ilaçet e dergjen të sëmurë në shtëpi.

Shëndeti dhe pamundësitë ekonomike janë shqetësimi i çdo shqiptari sot.

Por në vend që të japë para për testimet, ilaçet dhe të pamundurit, Rama e ka mendjen tek sulmet politike, ndërkohë që vazhdon të paguajë miliona për inceneratorët dhe tenderat korruptivë. Edhe sa njerëz duhet të vdesin për fajin e Ramës???