TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Papa Françesku kërkoi edhe një herë sot qetësi dhe durim nga të gjitha palët, pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili njohu Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, çka do të pasohet edhe me zhvendosjen e ambasadës amerikane në Qytetin e Shenjtë.
“Ati i Shenjtë përsërit kërkesën e tij për qetësi dhe durim nga të gjitha palët”, thuhet në një komunikatë të Vatikanit.
”Të gjithë liderët politikë duhet të angazhohen për të parandaluar spiralet e dhunës në këto momente të rënda”, theksohet në të.