TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pothuajse e gjithë Britania e Madhe, përfshirë Londrën, ndodhet në darën e të ftohtit dhe të reshjeve të dendura të dëborës, të shkaktuara nga stuhia Karolina, ndërkohë që ditët e kaluara kishte ”gjunjëzuar” Irlandën e Veriut dhe Skocinë.
Probleme janë regjistruar me trafikun rrugor dhe ajror.
Zyra britanike e meteorologjisë, Met Office, lëshoi alarmin ”portokalli”, fillimisht në Uells dhe pastaj në pjesën më të madhe të ishullit.
Ndërkohë, reshjet e dëborës kanë arritur deri në 30 centimetra, ndërsa temperaturat kanë zbritur deri në minus 14 gradë Celsius.
Edhe Spanja dhe Portugalia kanë aktivizuar sistemet e alarmit për mbërritjen e stuhisë Ana.
Shërbimet respektive meteorologjike e ngritën në ”të kuq” nivelin e alarmit, që është më i larti për të dy vendet.
Stuhitë e dëborës dhe shirat e acartë përfshinë edhe Gjermaninë dje në mbrëmje.