TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Trajneri i Kombëtares Shqiptare nuk e ka pritur mirë kritikën e ish-presidentit Bujar Nishani pas disfatës me Kosovën me rezultatin 3-0.
Panuçi ka vendosur ta hedhin në gjyq Nishanin duke i kërkuar 100 mijë euro dëmshpërblim për fjalorin e përdorur, ndërkohë që disa prej futbollistëve të kombëtares mbajnë firmën e ish-presidentit për të marrë pasaportën shqiptare. I pyetur nga “Panorama Plus” Nishani u përgjigj se nuk është në dijeni të padisë nga Panuçi.
Kujtojmë për lexuesit e TPLZ.AL se Bujar Nishani është një tifoz i zjarrtë i Kombëtares Shqiptare.
Reagimi i Nishanit:
“Nuk e kam lexuar padinë dhe nuk më thotë gjë njoftimi që është publikuar në media. Megjithatë, unë do ta ndjek padinë dhe procesin gjyqësor.TPZ.AL