TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-futbollisti i Juventusit dhe Milanit, Andrea Pirlo i ka dalë në mbrojtje trajnerit të Kombërares Italiane, Roberto Mançini.
Sipas tij lojtarët e rinj italianë nuk po e marrin vëmendjen e duhur nga trajnerët e tyre në Serie A.
“Trajnerëve italianë u mungon guximi për t’u përqendruar në lojtarë të rinj italianë. Kjo gjë po ndodhë shumë shpesh. Shumë lojtarë të huaj janë më të dobët se lojtarët tonë. Madje, kjo gjë po ndodh edhe në Serie B dhe ligat më të ulëta”, tha Pirlo.
Trajneri italian kish deklaroi se klubet e Seria A-së duhet të përqendrohet në talentin e lojtarëve të rinj të Italisë, dhe t’u japin atyre sa më shumë mundësi, në mënyrë që talenti i tyre të zhvillohet dhe ata të përmirësohen si lojtarë.
“Përdorimi i lojtarëve të rinj italianë nuk ka qenë kurrë kaq i ulët në Serie A, kështu që ne duhet të përqendrohemi që të ndryshojmë diçka”, ka thënë Mançini.
“Kështu që për këtë arsye, unë i kam ftuar disa lojtarë të caktuar. Sepse besoj se ka shumë lojtarë të rinj italianë të talentuar, edhe më të mirë se lojtarët e huaj, u shpreh Mançini./TPZ.AL/