SPORT, 5 Shtator 2018, 12:44

Mërgim Mavraj transferohet tek ekipi grek

Mërgim Mavraj transferohet tek ekipi grek

Ylli i kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj do të luaj me ekipin grek të Arisit të Selanikut. Marrveshja është bërë publike nga vetë klubi grek.

Kontrata do zgjas për dy vite me skuadrën greke. Mësohet se mbrojtësi shqiptar ka firmosur për 2 vite me skuadrën e Aris.

Te ekipi i Arsit luan edhe futbollisti i talentuar Migjen Basha, ky i fundit firmosi pak javë më para.

Mërgim Mavraj mbylli kontratën me ekipin gjerman të Hamburgut, duke luajtur plot 31 ndeshje./TPZ/