TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Monaco është hedhur shorti për fazën e grupeve në Europa League.
Short jo i lehtë për Milanin që ka “peshkuar” grekët e Olympiacosit, Real Betis dhe modestët e Dudelanges.
Fati i goglave u tregua më ‘zemër gjerë’ me Chelsean që do të përballet me Baten, PAOK-un dhe Vidi.
Ndërsa në krahun tjetër Lazio e Strakoshës është pjesë e Grupit H së bashku me Marseille, Frankfurt, Apollon Limasol.
Kujtojmë që ndeshjet e para do të zhvillohen më 20 shtator.
Ja shorti i plotë në të gjitha grupet.
Grupi A: Leverkusen, Ludogorets, Zurich, AEK.
Grupi B: Salsburg, Celtic, RB Leipzig, Rosenborg.
Grupi C: Zenit, Kobenhavn, Bordeaux, Slavia Praha.
Grupi D: Anderlecht, Fenerbahce, Dinamo Zagreb, Spartak Trnava.
Grupi E: Arsenal, Sporting, Qarabag, Vorskla.
Grupi F: Olympiacos, Milan, Real Betis, Dudelange.
Grupi G: Villarreal, Rapid Wien, Spartak Moskva, Rangers.
Grupi H: Lazio, Marseille, Frankfurt, Apollon Limasol.
Grupi I: Besiktas, Genk, Malmo, Sarpsborg.
Grupi J: Sevilla, Krasnodar, Standard Liege, Akhistar.
Grupi K: Dynamo Kiev, Astana, Rennes, Jablonec.
Grupi L: Chelsea, PAOK, Bate, Vidi.