TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dita e sotme, mund të quhet padiskutim edhe dita e Pandeli Majkos dhe deklaratave të tij të bujshme.
Pasi deklaroi në Abc News, se nuk foli për shembjen e Teatrit Kombëtar, për shkak të një opēracìoni që kishte bërë në gojë, Majko ka folur edhe për zgjedhjet e ardhshme dhe ka lëshuar këshilla për opozitën.
Sipas Majkos, përballë opozitës është një "ari i madh", që nuk është Edi Rama por Partia Socialiste. Po sipas Majkos, Edi Rama po e përgatit këtë ari, që të jetë në formë mjaft të mirë.
Në fakt Edi Rama, Partinë Socialiste, që Majko e quan një "ari", e ngordhi fare në vitin 2013, duke e zëvendësuar me Rilindjen, por me sa duket, strategjia e mazhorancës, është ringjallja e papritur e PS-së.
Kjo shpjegon edhe shëtitjen e Majkos nga një TV në tjetrin, duke lëshuar këto deklarata, që duhet thënë se janë mjaft të domosdoshme në këto kohë politike jashtëzakonisht letargjike.
"Opozita ta shohë me kujdes, se përpara ka një ari, që nuk është Edi Rama por Partia Socialiste. Dhe Edi Rama po bën maksimumin që ky ari të jetë në formën më të mirë", tha Majko në emisionin e Sokol Ballës.
/TPZ.al/