TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zbulohet video jashtë hotelit ku u bë atentāti ndaj Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit. Në pamje, dallohet Eduart Lamaj ndërsa futet i armātosur dhe i māskuar brenda hotelit. Më pas, në lokal hyn edhe një person i dytë.
Në momentet që Eduart Lamaj dhe shoku i tij qëllonin ndaj Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, dy personat e tjerë ruanin me armē të armātosur djalin e Paulin Gjergjit. Djali tenton të afrohet kur dëgjon të shtënāt, por ndalohet nga personi i armātosur. Një nga autorët afrohet te hoteli për të parë si po shkonte atentāti. Pas shkëmbimit të zjārrit, Eduart Lamaj mbeti i plāgosur. Ai dallohet në video teksa ndihmohet nga shokët e tij për të dalë nga hoteli dhe për të mos lënë armēn e zjārrit në vendin e ngjarjes.
Shokët e tërheqin drejt makinës, pasi Lamaj e ka të pamundur për të ecur. Pasi u plāgos, 30-vjeçari Eduart Lamaj erdhi në Tiranë tek e motra, ku u gjet brenda klinikës “Amavita”, në hyrje të Qytetit Studenti, pasi i ishte infektuar plāga. Burime nga policia thanë se vrāsësi pagoi 10 mijë euro për dy mjekët Viktor Marku dhe Besim Lama, për ta operuar në klinikën private “Amavita”.
Mjekët e realizuan operacionin dhe siç shihet edhe në këtë foto, këmba po i rikuperohej. Por ndërkohë që i riu ishte në spital, policia ishte duke e përgjuar, pasi kishte dyshime se ai ishte një nga personat që kryen atentātin.
Sapo ka rënë në gjurmët e tij, RENEA bëri arrēstimin. Policia ka arrēstuar edhe dy mjekët të cilën fshehën ngjarjen. Para hetuesve, Eduart Lamaj ka pranuar vrāsjen, por thotë se nuk ka pasur qellim ekzēkutimin e tyre dhe se u detyrua t’u kundërpërgjigjet të shtēnave.
Policia është në kërkim edhe të tre personave të tjerë që ndihmuan për vrāsjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se ata janë identifikuar, por emrat nuk bëhen publikë./ Tv Klan.