AKTUALITET, 23 Qershor 2020, 20:36

Atentati ndaj dy biznesmenëve në Laç, sekuestrohet një makinë në rrethinat e Tiranës

Një makinë e përdorur nga atēntatorët për atentatin ndaj dy biznesmenëve në zonën e Laçit është sekuēstruar.

Mjeti ishte fshehur në periferi të Tiranës dhe sekuēstrimi vjen pas arrēstimit të Eduart Lamajt, i konsideruar nga hetuesit si atēntator.

Mbrëmjen e 30 majit të këtij viti mbetën të vrērë shtetasit Bujar Lika, 37 vjeç dhe Paulin Gjergji 53 vjeç, të cilët ndodheshin në një hotel në momentin e atentātit ku morën pjesë disa persona.

Pavarësisht deklaratave të të riut, organi i akūzës ka dyshime të forta se autorët kanë vepruar në formën e një grupi të strukturuar krìminal që ka shkuar me qëllim për të kryer vrāsje.