AKTUALITET, 23 Qershor 2020, 20:10

Konfirmohet me Covid-19 studentja në Elbasan

Konfirmohet me Covid-19 studentja në Elbasan

Konfirmohet me COVID-19 një studente në Elbasan. Burime për Abcnews.al kanë njoftuar se studentja e moshës 22-vjeç është nga Lushnja dhe kishte ardhur në Elbasan për sezonin e provimeve.

22 vjeçarja është studente në Universitetin Aleksandër Xhuvani dhe mësohet se ajo është vetkarantinuar në banesën e saj.

Dyshohet se studentja është infektuar në qytetin e Elbasanit por ende nuk dihet nëse ajo ka qenë në kontakt me persona të infektuar.