AKTUALITET, 23 Qershor 2020, 20:00

Shpjegim i rrallë/ Majko: S’fola për shembjen e Teatrit, sepse kisha bërë një operaciōn në gojë...

Shpjegim i rrallë/ Majko: S’fola për shembjen e Teatrit, sepse


Pandeli Majko ka dhënë një shpjegim mjaft të rrallë, se përse nuk reagoi kur u shemb Teatri Kombëtar nga Rama dhe Veliaj.

Majko shprehet në një intervistë për AbcNews, se në atë kohë ka bërë një opēracìon në gojë dhe prandaj nuk foli dot.

Ndoshta zoti Majko ka bërë ndërhyrje edhe tek gishtat dhe nuk shkroi dot një status lidhur me çështjen.

Pjesë nga intervista:

Gazetari: Si i keni marrëdheniet me Veliajn?

Majko: Pse keni marë vesh ndonjë gjë?

Gazetari: S’e di po ju pyes?

Majko: Aman o ç’a janë këto pyetje?

Gazetari: Mirë? Normale?

Majko: I kam pak më të mira se me Edi Ramën.

Gazetari: Po kur i keni kaq të mira, pse nuk i thatë “o Erion çfarë po bën me Teatrin?

Majko: Aha, çfarë do? Do variantin eee…

Gazetari: Variantin e vërtëtë se nuk jeni politikan mashtrues….

Majko: E vërteta ime është e deklaruar, dhe është më e vjetër se qëndrimi im në këtë maxhorancë.

Gazetari: A ka pasur ndërveprim me kryetarin e bashkisë?

Majko: Kur erdha më pyete se si e kalova koronavirusin... duke mos vajtur tek dentisit qe një fat i madh që unë bëra dy ndërhyrje kirūrgjìkale në gojë dhe atëherë që doja të flisja nuk fola dot, tani është e kot që të flas...

/TPZ.al/