TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mediat greke kanë publikuar pamjet e operacionit të sekuestrimit së rreth 1.1 ton kanabis në Tainaro pranë Peloponezit. Gomonia u pikas nga roja bregdetare, të cilët iu vunë pas duke e kapur.
Në pamje duket momenti i ndjekjes me helikopter, ndërsa forcat bregdetare kanë qëlluar disa herë duke paralajmëruar dhe bërë thirrje që të ndalojnë.
Tentativat për të shpëtuar ishin zero në momentin që u rrethuan në det, por edhe po ndiqeshin nga ajri duke i detyruar skafistët që të dorëzoshin.
Mediat greke thonë se drogë vinte nga Shqipëria, ndërsa është kapur edhe skafisti, bashkë me dy persona të tjerë duke e çuar në tre numrin në total. Nëse do të përfundonte në treg vlera e drogës do të arrinte në rreth 2 mln euro.