TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga ekonomia dhe shëndetësia, debati dhe replikat mes liderit të opozitës dhe kryeministrit të vendit janë zhvendosur në facebook për lapsusin që Lulzim Basha bëri gjatë një takimi ditën e hënë.
E ndërsa kreu i qeverisë e “thumboi” prapë sot për lapsusin që bëri, kryetari i PD-së ka replikuar në rrjetet sociale.
Basha shprehet se drama më e madhe e vendit është keqqeverisja, ekonomia dhe shëndetësia, ndërsa akuzon kryeministrin se po fshihet si struci pas një lapsusi.
“Kur vjedhja galopante, keqqeverisja, ekonomia dhe shëndetësia janë sot drama e çdo shqiptari, KM fshihet si struci pas një lapsusi.
Tragjike dhe me pasoja është të kesh një KM që nuk do ta t’ja dijë për 6 në 10 biznese drejt mbylljes, e 100 mijë shqiptarë që kanë humbur punën” thotë ai.
Por cfarë tha Lulzim Basha dje?
Gjatë një takimi ku foli për planin e PD-së me 5 pika për ekonominë ai u shpreh se “6 nga 4 biznese nuk nxjerrin fitim” duke sjellë ironizimin e kryeministrit dhe socialistëve.