TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Si pasojë e tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.3 ballë, që shkundi sot vendin, dhjetra persona kanë mbetur të lënduar, ndërkohë që situata më e vështirë raportohet në Durrës dhe në Thumanë.
Në videon e mëposhtme shihet dhe momenti sesi nxirret një fëmijë nga gërmadhat e një pallati në Thumanë.
Paraprakisht thuhet se ka humbur jetën gjyshja e të miturit e cila e kishte mbajtur fëmijën në prehër.
Çfarë duhet të bëni në rast tërmeti?
-Uluni menjëherë në dysheme dhe mblidhni duart dhe krahët.
-Mbuloje kokën dhe qafën dhe të gjithë trupin nëse është e mundur, duke u ulur poshtë një tavoline apo poshtë ndonjë mobilje që nuk mund të rrëzohet mbi ty.
-Nëse afër jush nuk ka asnjë mobilje, mund të uleni dhe të mbuloni kokën dhe qafën pranë një muri të brendshëm.
-Nëse ndërtesa juaj është ndërtesë e re, mos rrini pranë derës
-Kur nisin lëkundjet gjëja më e mirë që duhet të bëni është të mos lëvizni nga njëra dhomë në tjetrën.
-Shmangni padyshim, muret, pasqyrat, mobiljet e larta (dollapët) dhe objektet me shumë xham.
-Në rast se jeni në krevat qëndroni aty pa lëvizur dhe mbrojeni kokën me jastëk.
-Nëse jeni në karrocë, kyçni rrotat e saj dhe qëndroni në vend. Ndërkohë që kokën dhe qafën uleni dhe mbrojeni me duar.
-Nëse jeni jashtë shtëpie, gjeni një vend të sigurt ku mos ketë afër pemë, ndërtesa, automjete, etj.
-Nëse jeni në makinë, ndaloni.. ndizni bllokazhin, vetëm siguroheni që nuk keni parkuar poshtë ndonjë peme, apo në zona të tjera rreziku.
-Në rast se ndodheni në ndërtesa të larta, qëndroni aty dhe mos përdorni ashensorët. Qëndroni sa më larg dritareve dhe zonave të tjera të rrezikut.
-Në rast se ndodheni në stadium ose teatër, qëndroni ulur në stolin tuaj dhe mbroni kokën me duar. Qëndroni ashtu derisa lëkundjet të kenë përfunduar.