AKTUALITET, 26 Nëntor 2019, 06:00

VIDEO/ Kujdes, pamje të rënda! Shembet pallati në Thumanë, mund të ketë viktima

Lëkundjet e fuqishme të tërmetit me magnitudë 6.3, që goditën Shqipërinë raportohet të kenë shkaktuar dëme serioze në Thumanë dhe Durrës.

Në një video të postuar në rrjetet sociale nga Oligert Musta, shihet katastrofa që ka shkaktuar termeti i ditës së sotme.

Nga rrënojat e pallatit është nxjerrë një fëmijë i vogël, ndërkohë që nuk dihet ende nëse ka të lënduar të tjerë.

“Në Thumanë shembet pallati, raportohet për jetë njerëzish të humbur”, shkruan qytetari në vendngjarje. Megjithatë autoritetet nuk kanë konfirmuar asnjë viktimë deri në këto momente, ndaj të gjithë informacionet mbeten paraprake dhe të pakonfirmuara.