BOTA, 1 November 2026, 13:07

Pamje të pazakonta nga Gjermania, “Batman” del në rrugë mes kaosit dhe flakëve gjatë protestave të dhunshme  

Pamje të pazakonta nga Gjermania, “Batman” del në

Kohë “Halloween” dhe protestash. Një person i maskuar si Batman është shfaqur në mes të protestave masive që kanë përfshirë Gjermaninë, duke qëndruar përpara një zjarri në rrugët e Frankfurtit.

Pamja e pazakontë është regjistruar të shtunën, më 31 tetor 2026, gjatë demonstratave të organizuara nga lëvizja “Gen Z regelt” (Gjenerata Z merr situatën në dorë).

Protestat u zhvilluan në 34 qytete gjermane, përfshirë Berlinin, Frankfurtin dhe Mynihun. Mijëra të rinj dolën në rrugë për të kundërshtuar shërbimin e detyrueshëm ushtarak, për të kërkuar më shumë investime në arsim dhe masa për përballimin e kostos gjithnjë e më të lartë të jetesës.

Në Frankfurt, demonstratat u shoqëruan edhe me incidente të dhunshme, ku u raportua për djegie barrikadash, thyerje vitrinash dhe grabitje dyqanesh.

Mes flakëve dhe tensionit në rrugët e qytetit, figura e personit të maskuar si Batman u kthye në një nga pamjet më të veçanta të protestave.

Lëvizja “Gen Z regelt” është pjesë e valës së protestave të të rinjve që kanë përfshirë disa vende evropiane gjatë këtij viti, duke vënë në qendër pakënaqësinë ndaj kushteve ekonomike, arsimit dhe politikave të qeverive.